Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, përmes një njoftimi në Facebook, kanë thënë se edhe sot ka vazhduar aksioni i kësaj drejtorie ndaj transportuesve ilegal të udhëtarëve, shkruan Gazeta Metro.
Sipas kësaj drejtorie, në dy pika, në qendër të qytetit dhe Dardani, janë duke kontrolluar hyrjen dhe parkimet ilegale.
Nga inspekcioni i kryeqytetit thanë se kjo po bëhet me qëllim që të eliminohen tollovitë, dhe për ti detyruar ata të paguajnë taksën në Staionin e Autobusëve.
Postimi i plotë:
Sot po vazhdon aksioni i Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ndaj transportuesve ilegal të udhëtarëve në kryqytet.
Në dy pika, në qendër të kryeqytetit dhe në Dardani (afër Stacionit të autobusëve) janë duke kontrolluar dhe ndaluar hyrjen dhe parkimin ilegal të transportuesve të udhëtarëve.
Aksioni i inspektorëve të rendit komunal po bëhet me qëllim të evitimit të tollovisë e cila po krijohet në kyeqytet dhe me qëllim që të njëjtit t’i detyrojmë të futen në Stacionin e Autobusëve dhe të paguajnë taksën e përcaktuar nga kjo ndërmarrje!/gazetametro.net