Loading…

Drejtori Spahija: Ju garantojmë që ‘Vita’ është 100% qumësht Kosove

  • 03/07/2026 | 15:04

Drejtori Spahija: Ju garantojmë që ‘Vita’ është 100% qumësht Kosove

Drejtori i qumështores “Vita”, Artan Spahija, ka deklaruar se produktet e kompanisë janë 100 për qind qumësht i Kosovës dhe se nuk përmbajnë asnjë komponent tjetër.


Ai tha se kompania kërkon publikimin e rezultateve të analizave laboratorike, duke theksuar se ekzistojnë rezultate nga data 17 dhe 18 prill, si dhe nga fundi i majit, por që nuk janë bërë publike.

Tutje i apel AVUK-ut që të publikojë vendimin dhe theksoi se kompania është e gatshme të punojë edhe sonte tërë natën me fermerët nëse është e nevojshme.

“Ne po kërkojmë nga ta që i kanë edhe me datë 17 dhe 18 prill dhe në fund të majit. Mundeni me i kërku. I kanë rezultatet por nuk dojnë me i bë publike, por i kanë rezultatet edhe të ditës së djeshme, i lusim t’i publikojmë. jemi në gjendje që sonte të punojmë gjithë natën me fermerët, por të dalin me rezultate konkrete. Ne i garantojmë që brendi Vita është 100 për qind qumësht Kosove,nuk ka të bëj asnjë komponent tjetër brenda tij. Po i bëj apel, lutje, AVUK që të del ta qet vendimin, ne i kemi mostrat. ne jemi të bindur që brendi Vita është qumësht Kosovë. Nga ky moment jemi të gatshëm 24 orë”, tha Spahija.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë