Loading…

Drejtori i Urgjencës në Shqipëri preket nga koronavirusi

  • 24/03/2020 | 13:46

Drejtori i Urgjencës në Shqipëri preket nga koronavirusi

Së fundmi është raportuar se edhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare në Shqipëri, Skendet Brataj është infektuar me koronavirus, transmeton Gazeta Metro.


Ashtu siç ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, sot ka rezultuar pozitv me COVID-19 edhe drejtori Brataj.

“Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”, shkroi ministrja në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë