Loading…

Drejtori i spitalit ku vdiq vajza adoleshente: Anestezisti nuk tentoi vetëvrasjen, ja e vërteta

  • 16/05/2017 | 15:40

Drejtori i spitalit ku vdiq vajza adoleshente: Anestezisti nuk tentoi vetëvrasjen, ja e vërteta

Blerta Pepa, 16-vjeçe, humbi jetën pas mesnatës së të hënës në sallën e operacionit të një spitali privat në Tiranë.

Nga hetimet e para, rezulton se shkak i ngjarjes është bërë sasia e tepërt e narkozës që i është dhëne vajzës nga anestezisti i cili asistoi në operacionin.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, mjeku anestezist T.Zh., 53 vjeç, ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie, ka njoftuar policia. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve.

Anestezisti Tefik Zhurda

Por, familjarët e mjekut anestezist, por dhe drejtori i spitalit, ku ndodhet i shtruar, të kontaktuar nga “Ora News” e kanë hedhur poshtë këtë verion.

Ata kanë deklaruar se 53-vjeçari ka pësuar infarkt nga tronditja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë