Loading…

Drejtori i Prokurorimit në ministrinë e Infrastrukturës refuzon shkarkimin, ai është dënuar me dy vite burgim

  • 20/11/2018 | 12:59

Drejtori i Prokurorimit në ministrinë e Infrastrukturës refuzon shkarkimin, ai është dënuar me dy vite burgim

Nexhat Krasniqi, Udhëheqës i Divizionit të Prokurorimit në Ministrinë e Infrastrukturës, ka refuzuar që sot largohet pas shkarkimit nga kjo pozitë.

Shkarkimi i tij nga Sekretari i Përgjithshëm, Betim Reqica, nuk e ka bindur atë që të largohet nga zyret e punës në këtë ministri, kështu për largimin e tij është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës, njofton gazetametro.net.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se Nexhat Krasniqit, Udhëheqës (drejtor) i Divizionit të prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, i është shqiptuar masa disiplinore me ndërprerje të marrëdhënies së punës në shërbimin civil me vendimin e datës 12.11.2018.

Me vendimin e marrë nga organi i Sekretarit të Përgjithshëm, Ushtrues Detyre, ish-Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit i është ndaluar që të ushtrojë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e Udhëheqësit të Prokurimit, kjo përmes vendimit të datës 12.11.2018, me numër protokolli 10467, ndërsa vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës ka hyrë në fuqi më 12.11 2018.

“Në arsyetimin e këtij vendimi më tutje thuhet se Nexhat Krasniqi, më 21 shtator 2015 është dënuar me 26 muaj (2 vite e dy muaj) me burgim, me aktgjykimin e PKRnr. 144/2013 të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për kryerjen e veprave penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare ku ka vërtetuar fajësinë e veprës penale edhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me nr.KI45/17. Në vendim gjithashtu thuhet se aktgjykimi (PKR nr 144/2013) dënues me burgim i Gjykatës Themelore në Prishtinë, është konfirmuar edhe me Aktgjykimin PAKR, nr. 603/2015, si dhe nga Gjykata Supreme e Kosovës me Aktgjykimin Pml. Nr. 329/2016 më datë 2 mars 2017”, njofton MI-ja./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë