Loading…

Drejtori i Policisë për krimin makabër në Deçan: Nuk kemi të bëjmë me akt terrorist

  • 27/11/2021 | 15:33

Drejtori i Policisë për krimin makabër në Deçan: Nuk kemi të bëjmë me akt terrorist

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media për rastin tragjik të Deçanit, ku humbën jetën tre persona, shkruan Gazeta Metro.


Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se kjo ngjarje tragjike nuk ka të bëjë me akt terrorist.

Për këtë çështje Mehmeti ka folur pasi që në disa media është raportuar se motivi mund të jetë akt terrorist.

“Deri në këtë moment kur ne po flasim nuk e kemi asnjë provë asnjë informacion që shkon nga akti terrorist, apo nga akti që shkon në çështje religjioze”, ka thënë ai.

Ndërkaq në konferencë ka folur edhe ministri Sveçla, i cili ka thënë se tashmë ka informacione të ndryshme të cilat Policia nën direktivat e Prokurorisë po i trajton një nga një.

Tutje ai ka dhënë ultimatum vrasësit që të dorëzohet.

“Janë duke u trajtuar disa pista, të cilat Policia është duke i hetuar. Unë i bëjë ultimatum vrasësit që të dorëzohet. Kushdo që ndihmon vrasësit implikohet në vepër të rëndë penale. Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Ministri i Brendshëm ka thënë se janë duke u koordinuar me Prokurorinë Speciale dhe AKI’në.

Ndrysh edhe Policia e Kosovës ka dal sot me raport për sulmin makabër që u krye mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një.

Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.

Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash. /gazetametro.net

Drejtori i Policisë për rastin në Gllogjan: Në bazë të informacioneve, mund të ketë më shumë se një person të dyshuar

Drejtori i Policisë për rastin në Gllogjan: Në bazë të informacioneve, mund të ketë më shumë se një person të dyshuar

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë