Loading…

Drejtori i bankës së famshme amerikane JPMorgan ‘pendohet’ për shakanë ndaj Partisë Komuniste të Kinës

  • 26/11/2021 | 16:28

Drejtori i bankës së famshme amerikane JPMorgan ‘pendohet’ për shakanë ndaj Partisë Komuniste të Kinës

Drejtori ekzekutiv i JPMorgan Chase, Jamie Dimon kërkoi falje për shakanë që e bëri në llogari të Partisë Komuniste të Kinës. Ai u tall se banka që e drejton është më e vjetër se ky institucion duke shtuar se e di që ata ‘me siguri po e dëgjojnë’. E dëgjuan me të vërtetë dhe reaguan komunistët kinezë, transmeton Gazeta Metro.


Dikur i famshmi JP Morgan do të dridhte gjithë SHBA’në me një deklaratë, ndërsa sot nuk do të dilte fort i kënaqur se si po i përdhosej emri kapitalistit të famshëm amerikan që u detyrua të kërkonte falje komunistëve të Kinës.

Të martën drejtori Dimon tregoi si ishte tallur jo shumë kohë më parë ku kishte tallur jetëgjatësinë e bankës multi miliardëshe dhe partisë që sundon Kinën. “Bëra një shkak para ca ditës se Partia Komuniste po feston 100 vjetorin. JPMorgan poashtu. Do të vë bast se ne do të vazhdojmë më gjatë”.

Ai shtoi se “këtë nuk mund ta them në Kinë. Ata edhe ashtu po na dëgjojnë”.

Hiq më larg se të të mërkurën, drejtori publikoi kërkim faljen, sipas gazetës amerikane The New York Times.

Një zëdhënës për bankën ka thënë se Dimon që ishte në Hong Kong javën e kaluar, “e pranon se ai nuk do të flasë me aq lehtësi e pa respekt për një shtet dhe udhëheqësinë e tyre”.

Një zëdhënës për qeverinë kineze ka thënë të enjten se Dimon ka shprehur “qasjen e duhur” në publikimin e kërkim faljes.

Në muajin gusht autoritetet kineze i kanë dhënë leje JPMorgan Chase të kenë kontroll të plotë në biznesin ee sigurimeve – kompania e parë e huaj që i është ofruar një rast i tillë.

Shumë biznese të mëdha amerikane, industri, të famshëm kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre në Kinë me synim përfitimin nga ekonomia në rritje të përshpejtuar e konsumit. Si rezultat, është vërejtur një kujdes i jashtëzakonshëm i tyre që të mos zemërojnë Partinë Komuniste të Kinës, që mbetet jashtëzakonisht e prekshme dhe hakmarrëse.

Ishte absurd dhe qesharak rasti i aktori John Cena që kërkoi falje se kishte deklaruar që ‘Tajvani do të jetë shteti i parë që do të shohë filmin e tij të ri”. Kot e pati, iu bojkotua filmi nga kinezët me shtytje të partisë.

Disney, Volkswagen e disa kompani tjera gjigante janë turpëruar publikisht pasi u mësua se kishin veprimtari në Xinjiang, rajoni ku mbahen ujgurët me forcë në kampe të ‘riedukimit’ dhe kishin bashkëpunuar me autoritetet e rajonit që i shfrytëzojnë pakicën myslimane për punë të lirë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë