Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, i cili kërkoi përfshirje më të madhe të AKK-së në proceset që lidhen me miratimin e akteve legjislative si dhe proceset vendimmarrëse për të reflektuar qëndrimet e komunave të Kosovës.
Zyra për media njofton se Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur pushtetin lokal në Kosovë, duke pas parasysh rëndësinë që kanë komunat për përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke qenë ofrues të drejtpërdrejtë të shërbimeve.
Nga ana tjetër Kryetari i AKK-së, Naim Ismajli, vlerësoi mbështetjen e Qeverisë, duke theksuar angazhimet e AKK-së për avancimin e proceseve që lidhen me komunat e Kosovës.