Loading…

Drejtonin rrjetin e fuqishëm të drogës, dënohen me 40 vite burg 5 vajzat ‘joshëse’

  • 22/11/2021 | 23:01

Drejtonin rrjetin e fuqishëm të drogës, dënohen me 40 vite burg 5 vajzat ‘joshëse’

Një bandë femrash joshëse, që drejtonin një rrjet droge prej 1.35 milionë puandsh, u dënuan sot nga një gjykatë në Britani me 40 vjet burg.


Grupi i pesë grave braziliane të ngjashme me “Engjëjt e Charlie”-t, shisnin pilula në formë zemre dhe kishin ngritur një “perandori” droge, duke u fshehur pas një dyqani ëmbëlsirash.

Gjykatësi Gregory Perrins tha se se organizata kriminale ishte “profesionale dhe shumë e organizuar”. Sipas tij, vajzat kishin një rrjet të gjërë dhe shpërndanin disa lloje drogash.

Larissy Nascimento Dos Reis, 24 vjeçe, vepronte si kontabiliste për organizatën e drejtuar nga Vanessa Ananias, 29 vjeçe, ndërsa Nayara Robeiro, 33 vjeçe, Andressa Santos, 24 vjeçe dhe Nayene Fernandez-Silva, 24 vjeçe, hipnin me motoçikleta për të kryer dërgesat.

Gjykata e Southëark dëgjoi se ato punonin nga ora 13:00 deri në orën 22:00 nga e hëna deri të shtunën, dhe sipërmarrja e tyre e paligjshme ishte aq e suksesshme saqë vendosën të mos pushonin as të dielën.

Banda i shtypte pilulat në formë zemre, ku klientëve iu ofrua një “listë” me 90 droga të ndryshme në dispozicion.

Ato shpërndanin pilula të klasës A, të klasës B dhe pilula me recetë.

Policia sekuestroi pothuajse 4 kg kokainë, si dhe kanabis e pilula me vlerë 1.3 milionë paund. Banda e vajzave seksi fitone 90,000 £ në muaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë