Loading…

Drejtësia që nuk erdhi kurrë për romët e Kosovës

  • 26/01/2017 | 18:10

Drejtësia që nuk erdhi kurrë për romët e Kosovës

Rrjeti televiziv Al Jazeera ka raportuar për gjendjen e komunitetit rom në Kosovë, në një shkrim me titull ‘Drejtësia që nuk erdhi kurrë’.


Mediumi ndërkombëtar që financohet nga familja mbretërore e Katarit shkruan për një person me emrin Ermal, i cili thotë se gjatë luftës së fundit në Kosovë i janë rrëmbyer dhe vrarë vëllai dhe kushëriri i tij.

“Edhe pse ushtria e Milloshevicit filloi tërheqjen nga Kosova më 11 qershor 1999, dhuna nuk u ndal edhe në muajt në vazhdim. Pavarësisht prezencës së trupave të NATO’s, anëtarë të UÇK’së dhe grupe të tjera të organizuara filluan të hakmerreshin ndaj anëtarëve të komunitetit rom, për të cilët dyshohej se anonin nga Serbia gjatë luftës”.

Më 2001, organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Ëatch, raportoi se rreth 1 mijë serbë dhe romë ishin zhdukur pas përfundimit të luftës.

“Hetimet, mësa më kujtohet, nuk janë kryer kurrë”, i tha Hisen Gashnjani Al Jazeeras. “Asnjë arrestim nuk është bërë kurrë”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë