Loading…

Drecun: Në KB filloi kampanja për tërheqje të UMNIK’ut nga Kosova

  • 18/05/2017 | 21:22

Drecun: Në KB filloi kampanja për tërheqje të UMNIK’ut nga Kosova

Kryetari i të ashtuquajturit “këshillit të kuvendit të Serbisë për Kosovë” Milovan Drecun ka vlerësuar se “ekspozimet e ambasadorëve perëndimor në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me rastin e raportit tremujor për Kosovën, paraqesin fillimin  kampanjës për tërheqje të UNMIK’ut nga Kosova dhe tentim që problemi i Kosovës të zhvendoset nga KB”.

“Kjo përpjekje që problemin e Kosovës të nxjerrin nga KB, ku nuk po mund të veprojnë më tutje dhe që ky problem, siç ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe, Matthew Rycroft, të bartet në Bruksel. Do të kemi kampanjë të ashpër dhe presione që Kosova deri në fund të vitit të bëhet anëtare e UNECO’s”, ka thënë Drecun për televizioni shtetëror serb, RTS.

Ai ka vlerësuar se liderët e dikurshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “do të përpiqen që të pozicionohen në të gjitha funksionet e qeverisë ekzekutive, sepse ky do të jetë mënyra për mbrojtje nga Gjykata e ardhshme Speciale, dhe në këtë mënyrë të sjellin Prokurorinë në situatë delikate, që mos të mundet t’i vendos të gjithë në aktakuzë”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë