Loading…

Dramatizon kryetari i Listës serbe: Kjo është shpallje lufte jozyrtare serbëve të Kosovës

  • 21/11/2018 | 16:39

Dramatizon kryetari i Listës serbe: Kjo është shpallje lufte jozyrtare serbëve të Kosovës

Prishtina me masat më të reja (doganore) dëshiron të dëbojë tërë popullin serb nga Kosova, ka thënë kryetari i Listës serbe Goran Rakic, transmeton gazetametro.net. Sipas RTS-së, ai ka shtuar se “Kjo është shpallje jozyrtare e serbëve në Kosovë”.

“Nëse kjo marrëzi nuk pengohet, populli serb nuk do të ketë mundësi ekzistence në Kosovë dhe na morën fund. Prandaj kërkojmë regaimin dhe ndihmën e Beogradit”, citon RTS një deklaratë të tijën për publik.

Kryetari i Listës serbe sipas RTS-së ka shtuar se serbët në Kosovë vetë do të gjejnë mënyrën se si t’i kundërvëhen “kësaj dhune”, sepse kjo është “luftë për ekzistencë”.

“Prandaj shpresojmë për mirëkuptim, solidaritet e mbështetje të tërë Serbisë”, ka thënë Rakic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë