Dje është raportuar se disa fshatra në komunën e Dragashit, përveç problemeve me bllokim të rrugëve nga bora, atyre iu është ndalur edhe energjia elektrike. Ndërsa banorët atje kanë njoftuar se edhe sot mungon energjia elektrike ndërsa temperaturat janë ngriur – 15 grad celciues.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet përkatëse të komunës së Dragashit. Ndërsa KEDS, që tashme e ka lënë komunën e Dragashit 50 orë pa rrymë dhe nuk ka njoftuar për shkaqët e ndërprerjës dhe deri sa do të zhgjasë kjo ndërprerje .
Ndërkohë, nëpër rrugët lokale të kësaj komune malore po qarkullohet me mjaftë vështirësi, prandaj apelohet tek drejtuesit e automjeteve që mos të lëvizin me automjete, nëse nuk e kanë të domosdoshme, e nëse marrin pjesë në trafik, të pajisen me goma dimri dhe të kenë edhe zinxhirët.
Banorët e fshatrave përreth janë organizuar që vetë të bëjnë pastrimin e rrugëve të fshatrave të Dragashit, pasiqë nuk kanë pasur ndihë nga komuna.
Komuna e Dragashit, sipas statistikave i ka mbi 45,000 banorë në dy treva, atë të Opojës dhe të Gores, me gjithë mërgimtarë./gazetametro.net