Loading…

Dragashi i bllokuar, 30 orë pa rrymë

  • 06/01/2017 | 22:41

Dragashi i bllokuar, 30 orë pa rrymë

Është zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Usmen Baldzi, ai që nga Dragashi ka dhënë alarmin e bllokadës të kësaj zone nga bora.


Për më tepër ai ka treguar se tashmë janë bërë rreth 30 orë prej kur në Dragash është ndërprerë energjia elektrike.

“Situata në Dragash është e rëndë. Rrymë nuk kemi prej ditës së djeshme, prej orës 16, pra plot 30 orë”, ka thënë ai në një prononcim për portalin Koha.net, teksa ka bërë me dije se bateria e telefonit gati sa s’i ka pushuar.

Ka treguar edhe për atë se rrugët lokale janë të bllokuara nga bora dhe nga erërat e fuqishme që po e bartë atë në vende të caktuara. Rrugët rajonale ka thënë të jenë të pastruara pjesërisht nga kompanitë përgjegjëse.

Sipas tij, të gjithë 35 fshatrat janë pa rrymë, bashkë me qytezën Dragash. Ndërsa 14 fshatra të Gorës dhe 4 të Opojës janë të bllokuara prej bores.

Më parë u raportua se banorët e Opojës janë detyruar që të vetorganizohen për pastrimin e rrugës, pasi organet përgjegjëse për pastrim nuk kanë mundur të përballojnë situatën e rëndë në këtë rajon.

Banorët kanë thënë se bora ka arritur deri në 70 centimetra dhe në 24 orët e fundit kanë mungesë të energjisë elektrike.

Banorët e fshatrave përreth janë organizuar sot që vetë të bëjnë pastrimin e rrugëve të fshatrave të Dragashit.

Komuna e Dragashit, sipas statistikave i ka mbi 45,000 banorë në dy treva, atë të Opojës dhe të Gores, me gjithë mërgimtarë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë