Loading…

Dorëzohet Pacolli, s’shkon në Serbi

  • 21/07/2018 | 12:33

Dorëzohet Pacolli, s’shkon në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, tashmë ka marrë njoftim nga Qeveria e Serbisë, se zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, i është ndaluar të  vizitojë gjatë kësaj fundjave Novi Pazarin.


Këta e ka konfirmuar për Gazetën Metro, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj. Pacolli kishte marrë ftesë për pjesëmarrje në një konferencë në Novi Pazar nga udhëheqësi i boshnjakëve të Serbisë, Sulejman Uglanin.

Ndryshe, mediat serbe ishin ato që raportuan se Beogradi zyrtar ia ka refuzuar kërkesën derisa MPJ tha njëherë se s’kanë informatë për këtë veprim. Serbia madje paralajmëroi se do ta arrestojë nëse tenton të hyjë.

E, MPJ pak më parë lëshoi një komunikatë ku thuhet se me këtë Serbia ka shkelur marrëveshjen për aranzhim të vizitave zytare, përkunder procedurave të parapara dhe të dakorduara.

Komunikata e plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje dhe indinjatën e saj për vendimin e autoriteteve të Beogradit për të mos lejuar vizitën e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në Novi Pazar.

Republika e Kosovës ka vepruar gjithmonë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit mbi vizitat e zyrtarëve të lartë dhe ka respektuar procedurat e kërkuara.

 Ky rast tregon përsëri se Beogradi nuk është i angazhuar të respektojë Marrëveshjet e Brukselit dhe shkakton tensione të panevojshme për të parandaluar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës në territorin e Serbisë.

Ne, sot jetojmë në shekullin, ku lëvizja e lirë e njerëzve është e drejtë fundamentale e njeriut dhe cdo shtet e Qeveri duhej ta respektoj atë. 
Kosova ka respektuar këto të drejta me përkushtim të madh dhe do t’i respektoj gjithmonë derisa mos të abuzohet me to, si në shumë raste që ka ndodhur në të kaluarën me mysafirët nga shteti fqinj verior.

Do të ishte e arsyeshme, që Kosova të mbajë të drejtën për masa reciproke kundërdrejt autoriteteve të Beogradit sipas Marrëveshjes së Brukselit, por ne i dedikohemi të drejtave fundamentale për lëvizjen e lirë të njerëzve përderisa ato mos të jenë qëllimkeqe.

Të rikujtojmë faktin se edhe vizitat e kosovarëve tek bashkëkombasit e tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duhet të vëhen në reciprocitet me vizitat e serbëve tek bashkëkombasit e tyre në Kosovë.​ /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë