Loading…

‘Dorëzohet’ Klopp: City nuk gabon dy herë, e vështirë të shpallemi kampionë

  • 16/05/2022 | 22:51

‘Dorëzohet’ Klopp: City nuk gabon dy herë, e vështirë të shpallemi kampionë

Titulli në Premier League akoma nuk ka një “pronar” pasi në garë janë akoma dy ekipe që po luftojnë mes tyre për t’u shpallur kampionët e rinj të kampiontit anglez.


Manchester City udhëheq kampionatin aktualisht me 4 pikë më shumë se Liverpool, me këtë të fundit që përballet nesër me Southampton dhe një fitore ndaj skuadrës së Armando Brojës, diferenca do të shkurtohej në 1 pikë.

Duke parë një situatë të tillë duket se trajneri i “The Reds” është “dorëzuar” sa i takon titullit, pasi thekson se është shumë e vështirë që kundërshtari i tyre të gabojë dy herë rresht, siç bëri së fundmi me barazimin ndaj West Ham.

“A ka Liverpool shanse për titullin? Nuk mendoj se kemi shumë shanse për t’u shpallur kampionë. Unë nuk e mbaj mend herën e fundit kur City ka gabuar dy ndeshje radhazi, pa harruar këtu që Aston Villa duhet të luajë në mesjavë dhe mund të mos jetë në formën ideale të dielën. Nuk pres që City të gabojë dhe të lejë pikë”, u shpreh Klopp.

Kujtojmë se aktualisht diferenca mes Liverpool dhe Manchester Cityt të vendit të parë është katër pikë, por do të ngushtohej në vetëm një nëse të kuqtë fitojnë ndaj Southampton. Në këtë formë, Cityt do t’i duhej vetëm fitorja ndërsa një barazim apo humbje do të shkonte në favor të Liverpool që gjithashtu do të duhej të fitonte në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Wolverhampton në shtëpi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë