Loading…

‘Dorëzohet’ Erdogan, heq dorë nga dëbimi i 10 ambasadorëve perëndimorë

  • 25/10/2021 | 23:53

‘Dorëzohet’ Erdogan, heq dorë nga dëbimi i 10 ambasadorëve perëndimorë

Ambasadorët perëndimorë në Turqi janë “tërhequr” dhe do të jenë “më të kujdesshëm në të ardhmen”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe hoqi dorë nga dëbimi i 10 diplomatëve që u kërcënuan për shkak të mbështetjes së tyre për filantropin e burgosur Osman Kavali.


“Qëllimi ynë nuk ishte të provokonim një krizë”, por të mbronim të drejtat sovrane të Turqisë”, tha Erdogan.

Dhjetë ambasadorë nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Finlanda, Danimarka, Gjermania, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia dhe Suedia bënë thirrje në një deklaratë të përbashkët më 18 tetor për një “zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë të rastit” të Osman Kavali, i cili ndodhet në burg që nga viti 2017.

Erdogan e interpretoi këtë si një “sulm” dhe një “fyerje” ndaj gjyqësorit turk në një deklaratë pas një takimi të qeverisë së tij.

“Ishte detyra ime që kreu i shtetit të jepte përgjigjen e nevojshme”, shtoi presidenti turk, duke shtuar se gjykatat turke nuk marrin urdhra nga askush.

“Deklarata e tyre e re tregon se ata janë tërhequr,” tha Erdogan, ndërsa 10 vende konfirmuan në deklaratat se po vepronin “në përputhje me nenin 41 të Konventës së Vjenës”, i cili rregullon marrëdhëniet diplomatike dhe ndalon çdo ndërhyrje në punët e brendshme të vendit pritës.

Erdogan njoftoi të shtunën se urdhëroi dëbimin e 10 diplomatëve sa më shpejt që të ishte e mundur, ndonëse nuk pati njoftim zyrtar dërguar shteteve të ambasadorëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë