Shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Agron Selimaj, para pak minutash ka hequr dorë nga detyra e të parit të inteligjencës kosovare.
Këtë për gazetametro.net e kanë konfirmuar burime nga brenda AKI’së dhe Ministrisë së Punëve të Brenshme. Sipas burimeve, vendimi për dorëheqje është marrë sot.
Arsye për dorëheqje thuhet të jetë mungesa e informacioneve për ngjarjet në veri. Burimet tregojnë që AKI’ja nuk i kishte dhënë mjaftueshëm informata paralajmëruese Qeverisë dhe Presidencës.
Ndryshe, Selimaj është në krye të AKI’së që nga 2015’a, pasi kishte zënë vendin e Bashkim Smakajt, që deri atëherë udhëhiqte me inteligjencën e Kosovës./gazetametro.net