Loading…

Dorëhiqet nënkryetari i KQZ’së

  • 01/06/2017 | 16:57

Dorëhiqet nënkryetari i KQZ’së

Hysen Osmanaj ka dhënë dorëheqjen sot si nënkryetar i KQZ-së, duke e lënë vendin vakant në institucionin zgjedhor.


Dorëheqja i është dorëzuar kryetarit Klement Zguri, i cili në fund të mbledhjes shpalli vendin vakant, për të vendosur të premten për atë që do të zëvëndësojë Osmanajn si numrin 2 të institucionit.

Pavarësisht dorëheqjes, Osmanaj do të vijojë të jetë anëtar i thjeshtë i KQZ-së. Zëvëndësuesi i Osmanajt pritet të jetë ish-kryetari Denar Biba, duke respektuar në këtë mënyrë edhe marrëveshjen e arritur mes Bashës dhe Ramës. Përzgjedhja e Bibës pritet të zyrtarizohet gjatë të premtes, përmes votimit të fshehtë të anëtarëve të tjerë të KQZ-së.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme KQZ miratoi projektvendimin për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në radio-televizionet private, kur vendosin të transmetojnë materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore. Këto materiale kur vijnë nga partitë gjatë fushatës elektorale, duhet të përmbajnë logon e partisë apo koalicionit zgjedhor dhe të jetë e dukshme, jo më e vogël se logoja e operatorit audio-viziv që e transmeton dhe duhet të qëndrojë në ekran gjatë kohës së transmetimit të materialit, spotit apo reklamës zgjedhore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë