Menduh Thaçi, kryetar disavjeçar i Partisë Demokratke Shqiptare dhe Këshillit Drejtues të PDSH’së, ka dhënë dorëheqje. Lajmin për dorëheqjen e tij e dha vetë ai, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, kjo është dorëheqje e parevokueshme, por ka shtuar se do të mbetet ushtar i bindur i Partisë Deomkratike Shqiptare.
“Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendror i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emrua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Dorëheqja e Thaçit vjen pas dështimit në zgjedhje, pasi nga 7 deputetë që kishte në legjislaturën e kaluar, në zgjedhjet e fundit ka arritur të marrë vetëm dy deputetë./gazetametro.net