Loading…

Dorëhiqet gjeografi i vetëm nga Komisioni Qeveritar për Demarkacion (Dokument)

  • 20/02/2017 | 14:27

Dorëhiqet gjeografi i vetëm nga Komisioni Qeveritar për Demarkacion (Dokument)

Dorëhiqet i vetmi gjeograf që ishte anëtar i Komisionit për Demarkacionin. Fitim Humolli, i vetmi gjeograf përveç vetë kryetarit të Komisionit Qeveritar për Demarkacionin, ka dhënë dorëheqje nga ky komision


Në dorëheqjen prej katër faqesh Humolli e ka cilësuar  komisionin si joprofesional dhe i bërë për konsum politik.

Gjatë katër mbledhjeve të këtij komisioni, Humolli, i cili në këtë komision ishte dërguar nga Departamenti i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, me ftesën e Qeverisë së Kosovës, ka qenë zëri më oponent që ka kundërshtuar përpjekjet për të përcaktuar kufirin përmes të dhënave kadastrale, shkruan Koha.net

Në dorëheqjen e tij, ai ka thënë se kadastra nuk duhet të jetë kriter për definimin e kufirit shtetëror, aq më tepër që përmes këtij kriteri Kosova “humb territor të konsideruar”. /gazetametro.net

dokumenti-fitim-humolli

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë