Deputetja e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, është përfolur si emër që do ta drejtonte Ministrinë e Integrimeve Evropiane. Megjithëkëtë, Deliu të hënën ka deklaruar ka rrefuzuar këtë post ministror, duke shtuar se dëshiron të mbaj postin e deputetës që i mjafton.
Megjithëatë, gazetametro mëson se ajo gjatë ditëve të kaluara në komunikim me të afërmit e saj ka konfirmuar se do ta pranonte këtë post. Tani, ngritet çështja se zonja Deliu, me të vërtetë ka refuzuar postin e Ministres, apo ajo është hequr nga lista e shkurtë e PDK’së, për këtë post./gazetametro.net