Loading…

Dorëheqja e ambasadores amerikane në Greqi, Trump: Nuk ishte pjesë e familjes sime

  • 14/10/2026 | 09:27

Dorëheqja e ambasadores amerikane në Greqi, Trump: Nuk ishte pjesë e familjes sime

Presidenti amerikan, Donald Trump, komentoi dorëheqjen e Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Greqi, duke u distancuar nga ish-e fejuara e djalit të tij, Donald Trump Jr, transmeton Gazeta Metro.


Duke folur për raportet e mëparshme mes tyre, Trump theksoi se Guilfoyle nuk ka qenë pjesë e familjes së tij.

“Kimberly Guilfoyle nuk ishte anëtare e familjes sime. Mendoj se ajo ishte në lidhje me djalin tim shumë kohë më parë, por nuk ishte pjesë e familjes”, deklaroi ai.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerësoi punën e saj në detyrën diplomatike, por pranoi se raportimet e fundit kishin shkaktuar pakënaqësi.

“Ajo po bënte një punë të mirë, por nuk na pëlqeu ajo që po lexonim”, u shpreh Trump.

Guilfoyle njoftoi dorëheqjen të martën, në të të njejtën kohë kur ndaj saj janë ngritur akuza për sjellje të papërshtatshme, të cilat ajo i ka mohuar, duke paralajmëruar se do të mbrohet fuqishëm.

Ndërkohë, raportimet e The Wall Street Journal dhe CBS News kanë nxjerrë në pah pretendimet e biznesmenit Eric Deters lidhur me një faturë të konsiderueshme të kartës së kreditit të Guilfoyle. Sipas këtyre raportimeve, Deters pretendon se në korrik të vitit 2025, pak para seancës së konfirmimit të saj në Senatin amerikan, Guilfoyle i kërkoi t’i paguante një faturë prej 100 mijë dollarësh të kartës American Express./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë