Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, u shfaqën së bashku në eventin e Bvlgari “Serpenti Infinito” në New York.
Çifti tërhoqi vëmendjen teksa mbërriti dorë për dore në festën e organizuar pas eventit. Dua shkëlqeu me një veshje elegante të zezë, të cilën e kompletoi me bizhuteri të Bvlgari.
Këngëtarja, e cila është ambasadore globale e markës italiane, së fundmi ka folur edhe për martesën me Turner dhe kujtimet që krijuan gjatë ceremonive në Londër dhe Itali.
“Dita e dasmës sonë ishte magjike. Morëm shumë këshilla, por vendosëm të ndiqnim vetëm dy prej tyre: ta përjetonim ditën sikur të ishim vetë të ftuar dhe të vazhdonim ta kërkonim njëri-tjetrin mes turmës, pa e humbur kurrë njëri-tjetrin nga sytë. Në këtë mënyrë, krijuam kaq shumë kujtime së bashku.”, kishte thënë Dua.