Një video, me fragmente të një interviste të dhënë së fundmi nga anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj, po shpërndahet në rrjetet sociale. Kadaj dëgjohet duke thënë se aktivisti i ndjerë i VV’së, Astrit Dehari, është vetmohuar për partinë.
“Jemi të vetmit të cilët jemi shpërblyer prej qytetarëve për sinqeritetin tonë, për punën të cilën e kemi bërë. Sigurisht sakrifica ka qenë jashtëzakonisht e madhe”, ka thënë Kadaj në televizionin Rrokum.
“Këtu duhet ta përmend rastin e Astritit, po edhe të aktivistëve të tjerë, të cilët kanë qenë të gatshëm të shkojnë në vetëmohim, në mënyrë që e drejta të triumfojë”, është shprehur Kadaj.