Loading…

Donika Kadaj-Bujupi flet për hatërmbetjet me Ramush Haradinaj: Nuk po më fton në asnjë takim

  • 07/10/2020 | 09:08

Donika Kadaj-Bujupi flet për hatërmbetjet me Ramush Haradinaj: Nuk po më fton në asnjë takim

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se nuk po ftohet në asnjë takim të partisë, siç thotë ajo, kreu i partisë, Ramush Haradinaj po ka hatërmbetje për shkak se kjo nuk e votoi Qeverinë Hoti, shkruan Gazeta Metro.


Kështu deklaroi ajo në Klan Kosova, ku tha se i është pamundësuar pjesëmarrja në kryesi.

“Unë jam në AAK dhe nuk ka ndryshuar asgjë. Por, siç e kam bërë publike s’jam ftuar prej ditës që s’e kam votuar Qeverinë Hoti. Unë i kam angazhimet e mia në Kuvend dhe me votuesit e mi. Në kryesi më është pamundësuar pjesëmarrja për shkak se nuk po ftohem. Mendoj që është e padrejtë dhe e paduhur në një kohë kur duhet që të gjithë t’i bashkojmë forcat sepse të gjitha qëndrimet e mia janë në linjë me subjektin. S’e di pse po ndodhë kjo hatërmbetje”, tha ajo.

Ajo mes tjerash shtoi se kjo Qeveri nuk është legjitime, dhe se nuk po arrin të fitojë votat për të kaluar projektligjet e ndryshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë