Loading…

Donika Gërvalla ‘trullos’ edhe Arben Vitinë, ky i fundit bën gafën me Ministren e Jashtme

  • 28/10/2021 | 15:51

Donika Gërvalla ‘trullos’ edhe Arben Vitinë, ky i fundit bën gafën me Ministren e Jashtme

Të shpeshta janë rastet kur zyrtarët shtetërore bëjnë gabime nga më të ndryshmet.

Përpos gabimeve të shpeshta drejtshkrimore, këta të fundit bëjnë gabime edhe në ndryshimin e posteve të cilat posedojnë në kuadër të Qeverisë.

Një gjë të tillë së fundi e bëri edhe ish-ministri i Shëndetësisë, kandidat për Kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.

Derisa ka shkruar lidhur me vizitën e kryeministri Albin Kurti në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova”, ai ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e ka prezantuar si ministre të Punëve të Brendshme, transmeton lajmi.net.

Kësisoj Vitia e zëvendësoi ministrin Xhelal Sveçla me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz.

Gabimin që bëri në rrjetin social Facebook, Arben Vitia e ka përmirësuar më pas e kjo gjë vërehet në ndryshimet tek postimi në fjalë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë