Loading…

Donika Gërvalla dorëzon aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës

  • 12/05/2022 | 11:53

Donika Gërvalla dorëzon aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova ka dorëzuar aplikimin për në Këshill të Evropës, sipas njoftimit të fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme, shkruan Gazeta Metro.


Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka dorëzuar para pak minutash aplikimin me kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Këtë njoftim e ka dhënë shefi i kabinetit të Gërvallës, Sharr Jakupi.

“ Mund të konfirmoj: Qeveria e Republikës së Kosovës ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë