Loading…

Donaldi rrëfen për takimin me Beatrixën jashtë BB

  • 01/02/2022 | 19:13

Donaldi rrëfen për takimin me Beatrixën jashtë BB

Donaldi ka rrëfyer së fundmi një histori që i ka ndodhur me Beatrixën, kur ata nuk ishin njohur më parë dhe nuk ishin pjesë e BBV.


Ai ka thënë se Trixa ka qenë e vetmja që nuk ka qeshur me batutë n e tij. Më pas ishte interesuar për të duke e kërkuar në Instagram.

“Në qershor isha diku ku kishte shumë salla montazhi dhe Trixa ishte diku aty. E njihja kush ishte por nuk ishim përshëndetur ose nuk kishim marrëdhënie shoqërore. Ishte me disa të tjerë para kompjuterit dhe unë jam futur për të marrë çakmakun dhe bëj një batutë si ato të miat. Dhe Trixa ishte e vetmja që nuk e ktheu kokën. Jam fut te Instagrami i saj dhe e kam parë. Ajo nuk e di këtë“, u shpreh Donaldi.

Ai ka thë nëse kur Trixa ka ardhur në BBV atij i pëlqente ngase është vajzë shumë e bukur. Ai më pas ka treguar edhe për disa momente emocionale në fillim të njohjes me të .

“Kur erdhi këtu më pëlqeu se është shumë vajzë e bukur. Më dukej sikur të dy ishim dy PiterPana. Ajo çohej, kërcente, këndonte rreth e rreth gjithë kohës, thosha “Uu sa energjike”. Më ka bërë përshtypje historia që ajo ka treguar për një lidhje që ajo ka pasur, kuptova dhe për karakterin e vetë. Doja ta kisha atë gjënë sepse e di që është njeri e përkushtuar. Te dhoma e dënimit kur kemi qenë të gjithë bashkë dhe kjo kishte ftohtë, unë i hodha një batanije dhe sikur e përqafova pak. Dhe te ai përqafimi ndjeva një si kështu ndjenjë limoni, thashë “Ta shtrydh një herë”. Aty nisi pëlqimi”, tregoi Donaldi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë