Loading…

Donaldi kërkon të dalë nga Big Brother, shihet në gjendje të rëndë

  • 24/01/2022 | 10:50

Donaldi kërkon të dalë nga Big Brother, shihet në gjendje të rëndë

Mbrëmjen e të premtes, Beatrix Ramosaj ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” si rrjedhojë e nominimit midis saj, Einxhel dhe Donald, një nominim i vendosur nga Arbri.


Padyshim që Donaldi nuk e ka pritur mirë eleminimin e partneres së tij dhe këtë gjë e ka reflektuar edhe në disa momente brenda shtëpisë, ku rrinte vetem apo shikonte foton e Beatrix.

Megjithatë, aktori i cili është shfaqur gjithnjë i fortë, duket se po kalon një periudhë të vështirë, si prej problemeve shëndetësore, ashtu edhe prej ngarkesës emocionale.

Dje, ai i ka habitur të gjithë, duke bërë një deklaratë shumë të papritur.

Donaldi i ka thënë Monikës se do që të ndërpresë rrugëtimin e tij dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Sipas “Kryefjala.com” pas kësaj deklarate, Donaldin e kanë kërkuar në dhomën e rrëfimit dhe ende nuk dihet se cili është vendimi që ai ka marrë.

Nuk e dimë nëse ky vendim lidhet me largimin e Beatrix nga gara, dukeqenë se ai ishte mjaft i shqetësuar për mënyrën se si partnerja e tij do ta përballonte realitetin dhe komentet e jashtme, apo ka të bëjë me ndonjë shqetësim tjetër të tijin.

Rikujtojmë se Donaldi ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” që në nisje të emisionit, më datë 5 tetor, ku është kthyer tashmë në një nga pretendentet kryesor për finale e për çmimin e madh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë