Loading…

Donaldi i dha cigare të tymos, Beniada desh u ‘mbyt’

  • 28/01/2022 | 12:37

Donaldi i dha cigare të tymos, Beniada desh u ‘mbyt’

Modelja e njohur, Beniada Nishani, është ndër të paktat banore në shtëpinë e “Big Brother VIP”, që nuk e konsumon duhanin.


Ajo asnjëherë nuk është parë me cigare në dorë, por mbrëmjen e djeshme Donald Veshaj e bindi që të pijë një cigare, provë që për bukuroshen nuk shkoi aspak mirë.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Duhet ta vesh në gojë.

Beniada: Mos ma digj hundën.

Beniada e pyet si ta thithë, por pasi Donaldi ia tregon, ajo mbytet.

Einxhel: Po pi cigare? Me çfarë rasti? Unë i jam lutur dhe më ka thënë që nuk e fus në gojë.

Beniada: Çfarë shije, nuk më pëlqen.

Arjola: Unë të sugjeroj ta lesh, se kushdo që të sheh tani me cigare…

Beniada: Do habitet.

Einxhel: Nuk është aq keq ë?

Beniada: Nuk ka kuptim fare, ka shije shumë të shpifur.

Në fund, modelja përpiqet ta fikë, por duket se as këtë proces nuk di ta bëjë, veprim që shkaktoi të qeshura te banorët e tjerë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë