Loading…

Donaldi i bëri dhuratë për ‘Shën Valentin’, vjen reagimi i papritur nga Beatrixa

  • 15/02/2022 | 09:25

Donaldi i bëri dhuratë për ‘Shën Valentin’, vjen reagimi i papritur nga Beatrixa

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj padyshim që janë një nga çiftet më të komentuara të formatit BBV, shkruan Gazeta Metro.


Pas hidhërimit të Trixës nga batuta e Salsanos dhe Ermalit, siç duket sot porosia e Donaldit i ka ndryshuar gjërat.

Ai sot porositi vëllain e tij, Romeon që t’i dhuronte lule Trixës meqë festohet dita e të dashuruarve.

Si zakonisht është Romeo ai i cili gjatë këtij rrugëtimi ka përkrahur vëllain e tij binjak në çdo hap që ka hedhur.

Para disa minutave, Romeo ka ndarë një foto në InstaStory, ku duket një buqetë me trëndafila të kuq dhe me mbishkrimin “Bac u kry”, duke etiketuar Donaldin dhe Beatrixën.

Tutje edhe Trixa ka bërë një postim duke treguar dhuratat e shumta që ka pranuar për Shën Valentin.

“Ju dua shumë” ishte mbishkrimi mbi imazhin që solli Trixa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë