Don Xhoni, reperi kosovar së shpejti do të publikojë projektin e tij të ri ‘Ike’, shkruan Gazeta Metro.
23-vjeçari nga Drenasi ka ‘shpërthyer’ me energjinë e tij që po sjell përmes projekteve të reja në Kosovë.
Këtë herë ai paralajmëron diçka edhe më shumë, duke përfshirë në këngë edhe modelen ruse Ariana.
Ish-e dashura e Don Xhonit, Ariana në Instastory kishte reaguar ndaj kësaj kënge duke e shpërndarë në rrjetet sociale dhe duke ju drejtuar Don’it me mbishkrimin “Të dua përgjithmonë”.
Don Xhon do ta publikojë këngën këtë javë dhe rezultati i saj mbetet të shihet shumë shpejt./gazetametro.net