Loading…
Domate të mbushura me oriz
  • 17/01/2019 | 12:46

Domate të mbushura me oriz

Tanimë, përmes kësaj recete ju mund të përgatisni disa domate të mbushura me oriz dhe mish të grirë. Janë tepër praktike dhe me një shije joshëse.

Hidhini një sy:

erime, Pjatë kryesore, Kalorike, Ndërkombëtare, Drekë, Pranverore, Dita e Verës

Përbërësit

2 qepë (të prera imët)

200 gram oriz (Gold “Teuta”)

3 domate

vaj ulliri (Olitalia)

200 gram mish i grirë

kripë

piper

kopër

majdanoz (të grirë imët)

 

Përgatitja

1 .Si fillim zieni orizin me mënyrën e zakonshme. Merrni domatet dhe me ndihmën e një luge u hiqni tulin.

2. Në një tigan me vaj ulliri, skuqni qepën dhe më pas shtoni mishin e grirë. E lini derisa të skuqet dhe më pas i shtoni orizin.

3. I përzieni mirë dhe rregulloji me kripë, piper, koper dhe majdanoz. E lini orizin rreth 10 minuta .

4. Ndërkohë prisni imët tulin e domateve dhe shtojini në tigan. Shtoni gjithashtu edhe dy gota ujë.

5. Mbushini domatet me masën që sapo përgatitët dhe i fusni në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë.

6. Mbështilleni tavën me letër alumini dhe shtoni brenda saj pak ujë. Pasi të jenë gati, nxirrini nga furra dhe shijojini!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë