Komuna e Shtimes e udhëhequr nga Qemajl Aliu nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), po planifikon të shpenzojë mijëra euro për blerjen veturave zyrtare, të paktën kështu është në projeksionin buxhetorë të kësaj komune, shkruan Gazeta Metro.
Në një dokument të siguruar nga Gazeta Metro, del se kjo komunë planifikon të blejë vetura për nevoja komunale në vlerë prej 250 mijë euro, si dhe garazhe në vlerë prej 10 mijë euro.
Këto vetura janë planifikuar të blihen në tri vitet e ardhshme.
Momentalisht Kosova po përballet me ngritje enorme të çmimeve në të gjithë sektorët, derisa komuna e Shtimes e cila udhëhiqet nga LVV po synon që të blejë vetura në një çmim kaq të lartë.
E në lidhje me këtë planifikim ka reaguar opozita në këtë qytet.
Fillimisht Shefi i Asambleistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Shtime, Përparim Ramusa, e ngriti këtë çështje në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal.
E më pastaj ka reaguar edhe zyrtarisht kjo parti ku blerjen e këtyre veturave e ka cilësuar si diçka “luksoze”. /gazetametro.net