Loading…

DOKUMENT| Kështu i kanë vlerësuar deputetët kandidatët për Bord të RTK’së

  • 18/11/2021 | 17:52

DOKUMENT| Kështu i kanë vlerësuar deputetët kandidatët për Bord të RTK’së

Prishtinë- Kuvendit të Kosovës i janë rekomanduar emrat për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) nga Komisioni ad-hoc, i cili pas intervistimit ka përzgjedhur 18 kandidatë, dy prej të cilëve janë nga komuniteti jo shumicë.


Betimi për Drejtësi” sjell listën e vlerësimit nga secili deputet pjesëmarrës në këtë proces:

Nga 18 kandidatët përzgjedhur në këtë garë, nëntë janë gra dhe nëntë burra.

Fatime Lumi-Qehaja, Arta Berisha,  Albulena Mehmeti, Jehona Ademaj, Shukrije Rama, Mejreme Krasnqi, Arta Pllana dhe Mihane Nartilë Salihu Bala janë gratë të cilat do shkojnë në Kuvendin e Kosovës për votim, ndërsa Driton Hetemi, Besnik Boletini, Safet Kabashi, Ejup Gojnovci, Bekim Sele, Ismet Sijarina, Petrit Çollaku, dhe Enis Halimi janë burrat e rekomanduar për të qenë pjesë e  bordit të RTK-së.

Ndërsa, Nelica Veljkovic  dhe Mihalio Scepanovic janë nga komunitetet jo shumicë.

Procesi i intervistimit ka zgjatur pesë ditë. Në ditën e parë janë intervistuar 12 kandidatë, ku  Avni Azemi ishte tërhequr nga intervistimi, Anduena Buqani ishte përjashtuar pasi ishte vonuar në intervistim, kurse Ardita Morina ishte përjashtuar pasi motra e saj punon në RTK dhe kështu është konflikt interesi.

Në ditën e dytë, 17 kandidatë janë intervistuar, ndërsa Fadil Bajraktari ishte tërhequr nga intervistimi.

23 kandidatë janë intervistuar në ditën e tretë, ku Kreshnik Llabjani ishte tërhequr nga intervistomi, për shkak të numrit të madh të kandidatëve.

Ndërsa, në ditën e katërt janë intervistuar 18 kandidatë ndër to ishte edhe Liridona Lluka- Gashi e cila me vendim të komisionit u largua nga lista e emrave të dërguar në Kuvend për votim, pasi për të njëjtën u tha që nuk është kredibile dhe e paanshme.

Ndërkaq,  në ditën e fundit të intervistimit, Nijazi Kolshi, Nora Lamoja dhe Nuridin Ahmeti janë tërhequr nga ky proces, ndërsa Vlera Kastrati u përjashtua pasi të njëjtës i punon gruaja e vëllaut në RTK.

Edhe Blerta Zeqiri me vendim të komisionit u largua nga lista e emrave të dërguar në Kuvend për votim, pasi u tha se e njëjta ishte e emëruar politikisht si drejtoreshë.

Gjatë pesë ditëve të këtij procesi janë intervistuar gjithsej 91 kandidatë.

Anëtarët e komisionit për përzgjedhje të bordit të RTK-së,  ishin deputetët Armend Zemaj, Fitim Uka, Doarsa Kica-Xhelili, Ardian Gola, Mergim Lushtaku, Saranda Bogujevci, Albana Bytyqi, Duda Balje dhe Armend Muja.

Ndryshe, Bordi i RTK-së u shkarkua më 8 korrik të këtij viti nga Kuvendi i Kosovës ndërsa në seancën plenare të mbajtur më 20 shtator është miratuar Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë