Festivali i filmit në Berlin hapi edicionin e 67’të të enjten mbrëma, por jo edhe për artistët tanë, shkruan Gazeta Metro.
Ambasada Gjermane në Kosovë, ia ka refuzuar vizën, Eroll Bilibani’t i cili ka qenë i ftuar zyrtarisht nga Festivali i Berlinit.
Ai i ka thënë Gazetës Metro se ka qenë zyrtarisht i ftuar në Berlinale, por atij iu është refuzuar viza si arsye për fonde të pamjaftueshme edhe pse posedon disa viza ne pasaportë.
“Kam qenë i ftuar me ftesë zyrtare dhe emri im figuron në faqen e Berlinale, Ambasada Gjermane ma kanë dhënë një letër, ku thuhet se nuk kam fonde të mjaftueshme, për kundër faktit se kam pasur disa viza një vjeçare”, ka thënë Bilibani.
Bilibani ka tha se ka qenë pjesmarrës edhe vitet e kaluara, ndërsa këtë vit, ka qenë pjesëmarrës aktiv në Meet the Docs, të organizuar nga European Documentary Netëork.
“Meet the Docs iu jep mundësinë festivaleve të selektuara me i taku vendimmarrësit, regjisorët dhe profesionistë e industrisë së filmit”, theksoi Bilibani.
Ndryshe, në festivalin e fundit në Prizren është bërë një instilacion artistik si ironi për të huajt, duke i dhënë viza në pasaportë për t’i lejuar më pastaj të futen në festival
Kjo ka ardhur si notë proteste për t’ju treguar të huajve se si ndihen kur ndalohen për pjesëmarrje për arsye të mos dhënies së vizave për artistët kosovarë./gazetametro.net
Poshtë gjendet emri i Eroll Bilibanit, i ftuar zyrtarisht nga Festivali i Berlinit.