Loading…

“DokuFest” bën thirrje për filma që eksplorojnë kufijtë e kreativitetin

  • 07/12/2016 | 10:48

“DokuFest” bën thirrje për filma që eksplorojnë kufijtë e kreativitetin

Në kërkim të veprave të reja që eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë me kreativitet, festivali më i madh i filmit në Kosovë ka lansuar thirrjen për filmbërësit që duan të jenë pjesë e edicionit të ri.

DokuFest ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin e 16-të festivalit, dhe sipas organizatorëve afati i fundit për aplimim është deri më datën 28 shkurt të vitit 2017.

“Ftojmë të gjithë autorët e dokumentarëve, filmave të shkurtër, animacioneve dhe filmave eksperimental të aplikojnë me filmat e tyre për edicionin e 16-të të DokuFest, që do të mbahet nga data 4 deri më 12 gusht 2017 në Prizren, Kosovë. Autorët mund të aplikojnë përmes platformave FILM FREEWAY në www.filmfreeway.com/ dhe REELPORT në www.reelport.com. Ne jemi në kërkim të veprave të reja të cilat eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë me kreativitet”, thuhet në këtë njoftim. Më shumë informata për festivalin, programin dhe edicionet e kaluara mund të gjenden në ueb faqen tonë: dokufest.com”, shkruan në njoftimin e festivalit.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë