Loading…

Doktorët që vjelin tenderët e Prishtinës, ia bëjnë fushatën Kurtit (Dokumente)

  • 02/06/2017 | 18:51

Doktorët që vjelin tenderët e Prishtinës, ia bëjnë fushatën Kurtit (Dokumente)

Mjekët e Lëvizjes Vetëvendosjes, që me betonprodukte po i shtrojnë rrugët e Prishtinës, Afrim Blyta dhe Jusuf Ulaj, ky i fundit edhe kryesues i Komitetit për Shëndetësi dhe kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ia kanë organizuar një takim me mjekë të nominuarit të tyre për kryeministër, Albin Kurtit.


“Mjekët po bashkohen me Lëvizjen, sepse Lëvizja është ajo që do të investojë në shëndetësi. Pushtetarët e deritashëm veç kanë vjedhur paratë e barnave dhe i kanë shkatërruar spitalet”, tha Albin Kurti aty.

“Qendrat mjekësore në Komunën e Prishtinës i kemi bërë model për Kosovën e rajonin”, shtoi Kurti.

bluta2

Por, pa u bërë as një orë, po këtyre mjekëve dhe qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë u dolën në publik aferat dhe klientelizmi partiak pikërisht me kompaninë e Ulajt dhe Blytes.

Me kompaninë e tyre R.U.B, mjekët Ulaj dhe Blyta i furnizojnë me betonprodukte shumicën e kompanive që marrin punime në rrugët e Prishtinës.

Bashkëpronar me mjekët e Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Blyta dhe Jusuf Ulaj, është edhe pronari i kompanisë “Rexha”, Samir Rexha, i cili gjithashtu është mik i Ulajt dhe njëri prej përfituesve më të mëdhenj nga tenderët e Komunës së Prishtinës.

Kjo kompani e ka marrë tenderin edhe për rregullimin e Platosë mbi Kurriz, në vlerë prej rreth 1 milion euro.

Sa për shembullin e Kurtit për qendrat mjekësore në Prishtinë, qeverisja e Ahmetit përveçse ka ndikuar që t’u jepen shumë punë si furnitore kompanisë R.U.B., ku bashkëpronar është kandidati i tyre për deputet, para disa kohësh në Qendrën për Mjekësi Familjare në Prishtinë e kishte punësuar edhe djalin e Jusuf Ulajt, Arbër Ulajn.

Në faqen zyrtare të kompanisë RUB: http://rub-ks.com/projektet/, figurojnë disa prej projekteve të cilat janë furnizuar prej kompanisë së kandidatit për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Ulaj, i cili kryeson edhe Komitetin për Shëndetësi.

Në uebin e kompanisë RUB, konfirmohet se edhe bulevardi mbi kurriz, punimet të cilat është duke i bërë kompania “Rexha”, është duke u shtruar me produktet e kompanisë së tyre.

Me produktet e kompanisë së kandidatit për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje është shtruar edhe sheshi Luan Haradinaj në Prishtinë, edhe bulevardi Perandori Justinian te katedralja, etj.

Qeverisja e Shpend Ahmetit tërë këto vjet i ka favorizuar bizneset e afërta me Lëvizjen Vetëvendosje.

Më herët ishte raportuar edhe për skandalin e drejtorit të Ahmetit për investimet kapitale dhe menaxhimit të kontratave, Hysen Durmishit, i cili për 1 vjet e kishte shpërblyer me 4 tenderë, përkatësisht me rreth 1.2 milion euro kompaninë “Sopi”, ku kishte punuar edhe vetë si menaxher në vitet 2009 dhe 2010. /lajmi.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë