Loading…

Dogana me 40 raste nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare

  • 04/01/2020 | 16:46

Dogana me 40 raste nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare

40 raste të dyshuara për keqpërdorim të detyrës zyrtarë janë trajtuar në Doganën e Kosovës, brenda një viti, ndërsa në process gjyqësor për korrupsion janë mbi 10 zyrtarë doganorë të cilët janë suspenduar nga puna deri në vendimin e prerë të gjykatës, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e kanë pohuar edhe drejtuesit e Doganës së Kosovës, të cilët thonë se ka zyrtarë doganorë të cilën janë nën dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kurse gjatë viteve të kaluara ka pasur zyrtarë të këtij institucioni të cilët ishin dënuar për korrupsion.

Drejtori i Doganës, Bahri Berisha në një intervistë për KosovaPress, thotë se dogana është një prej institucioneve të pakta në Kosovë që vet i heton këto dukuri negative. Kjo sipas tij, ka ndikuar të ketë një efekt shumë më të madh, sepse nga vet stafi që punon në doganë, hetohet puna që mund ta keqpërdorë dikush, për këtë edhe mund të reagohet më shpejt.

‘Ne në baza vjetore edhe një pjesë e stafit nga informacionet të cilat i posedojmë, qoftë nga qytetarët ose bizneset, ne i trajtojmë përmes procedurave disiplinore apo penale. Çdo vit mund të shkon numri 30-40 raste brenda doganës të cilat i trajtojmë për çështje jo etike, jo profesionale. Aty ku kemi indikacione, ku kemi dyshime të bazuara, por edhe prova materiale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ato i përcjellim tek prokurori përkatës për trajtim në aspektin penal. Duhet të punojmë shumë më shumë në bashkëpunim edhe me qytetarët, por vlerësoj se Dogana ka krijuar disa mekanizma të mirë edhe të hetimeve administrative, por edhe të hetimeve penale’, deklaron Berisha.

Drejtori Berisha pohon se janë duke pritë vendimet e gjykatave për më shumë se 10 zyrtarë, për të cilit tha se varësisht prej aktgjykimeve të formës së prerë, edhe vepron dogana.

Ndryshe, dogana është një ndër burimet kryesore për mbushjen e buxhetit të shtetit, që për vitin 2019 ky institucion ka arrit të inkasojë rreth 1.2 miliardë euro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë