Loading…

Dogana fillon zbatimin e vendimit të Qeverisë për taksë ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës

  • 07/11/2018 | 09:00

Dogana fillon zbatimin e vendimit të Qeverisë për taksë ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës

Dogana fillon aplikimin e vendimit të Qeverisë për taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës Dogana e Kosovës ka filluar aplikimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës, për vënien e taksës prej 10 për qind në import të produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.


Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.“Dogana ka filluar implementimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës, për produktet të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, ka thënë Stavileci.

Sipas tij, volumi i mallrave të importuar nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, është me vlera milionësh brenda vitit

.“Duhet ta kemi parasysh se ka volum të madh të importit nga Serbia, pasi brenda një viti importojmë rreth 400 milionë euro vlerë të produkteve. Derisa nga Bosnja e Hercegovina kemi importe të mallrave në vlerë prej rreth 80 milionë euro brenda një viti”, tha zëdhënësi Adriatik Stavileci.Qeveria e Kosovës, ka thënë se vendimi synon mbrojtjen e prodhimeve vendore.

“Qeveria ka miratuar vendimin për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Masa mbrojtëse nënkupton taksën prej dhjetë për qind të të gjitha produkteve që importohen në Kosovë dhe kanë për vend të origjinës Republikën e Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën. Përjashtim nga kjo masë do të bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit Ramush Haradinaj të martën.

Vendimin e qeverisë për vënien e taksës prej 10 për qind në import të produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina e kanë mbështetur të gjitha asociacionet e bizneseve në vend, vetëm se ka pas dyshime se sa gjatë do t’i qëndrohet këtij vendimi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë