Loading…

Dogana e Kosovës për dy muaj mbledh 8.7 milionë euro më shumë të hyra

  • 03/03/2019 | 16:53

Dogana e Kosovës për dy muaj mbledh 8.7 milionë euro më shumë të hyra

Gjatë periudhës dy mujore të vitit 2019, të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 141.2 milionë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas, paraqet një rritje prej rritje në shumë prej 8.7 milionë ose shprehur në përqindje 6,6% më shumë.

Sipas Doganës, ndikim në të hyrat e grumbulluara gjatë kësaj periudhe ka pasur Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, pakoja fiskale që i referohet lirimet nga taksat në import për prodhuesit.

“Ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 7.5 milionë euro nga 5.2 milionë euro që ishte në dy mujorin e vitit të kaluar, derisa ndikimi në të hyra i pakos fiskale për prodhues rreth 10.8 milionë euro nga 7.6 milionë euro që ishte vitin e kaluar. Gjithashtu një zhvillim tjetër me rëndësi është edhe rritja e numrit të kompanive prodhuese që përdorin procedurat e autorizuara sipas pakos fiskale, vitin e kaluar kishim 252 kompani të autorizuara derisa tani ky numër ka arritur në 353 kompani të autorizuara. Përkundër të gjitha këtyre ndikimeve në të hyra e grumbulluara nga dogana, ne kemi vazhduar me performancë të lartë në inkasimin e të hyrave për periudhën raportuese janar-shkurt 2019”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë