Loading…

Dogana bllokon produkte të padeklaruara me rrezik për qytetarët

  • 27/07/2026 | 17:21

Dogana bllokon produkte të padeklaruara me rrezik për qytetarët

Dogana e Kosovës njofton se ka ndaluar tentativën për importimin e produkteve të padeklaruara, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve.


“Në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, gjatë zbatimit të kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas turk. Gjatë intervistimit, drejtuesi i automjetit deklaroi se nuk kishte mallra për të deklaruar. Megjithatë, bazuar në procedurat standarde të kontrollit, zyrtarët doganorë vendosën të kryejnë kontroll të detajuar të automjetit, me ç’rast u zbuluan mallra të padeklaruara”, njofton Dogana.

Gjatë kontrollit u gjetën produktet në vijim: • Elasty G PLUS (produkte për kujdes ndaj lëkurës) – 10 copë, masport 500 – 20 copë.

“Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj rastit janë ndërmarrë procedurat e parapara me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, duke parandaluar hyrjen në treg të produkteve të padeklaruara dhe të pakontrolluara, si dhe duke luftuar çdo formë të tregtisë së paligjshme në përputhje me legjislacionin në fuqi”, njofton Dogana e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë