Loading…

Dobët: VV e dërgoi Glaukun të ballafaqohet, dërrmohet nga opozitarët për korrupsionin

  • 05/06/2026 | 23:10

Dobët: VV e dërgoi Glaukun të ballafaqohet, dërrmohet nga opozitarët për korrupsionin

Debati mes nënkryetarëve të subjekteve politike të premten nuk i eci Glauk Konjufcës i cili u detyrua të ballafaqohet me çështje konkrete në të cilat nuk preformoi mirë pavarësisht reputacionit të tij.


Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se vendi është çuar në zgjedhje për shkak të, siç tha ajo, “pangopësisë për pushtet”.

“Përveç që nuk duan të qeverisin, atyre po u konvenon kjo krizë. Kjo krizë po ua fsheh krejt hajninë dhe matrapazllëqet që po ndodhin në institucionet shtetërore, duke krijuar armiq imagjinarë dhe duke përdorur një diskurs sikur të gjithë janë kundër tyre”, deklaroi ajo.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, në debatin e nënkryetarëve, ka akuzuar Glauk Konjufcën për heshtje ndaj, siç tha ai, korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ismaili tha se dokumentet e tij gjatë kohës sa ishte ministër i Shëndetësisë ishin kontrolluar dhe dërguar në prokurori, por se, sipas tij, nuk ishte gjetur asgjë.

“I keni kontrolluar të gjitha dokumentet e mia sa kam qenë ministër i Shëndetësisë, i keni çuar në prokurori dhe s’keni gjetur asgjë. A e di pse? Sepse unë e kam ndalur korrupsionin sa kam qenë ministër”, tha Ismaili.

Ai më pas përmendi blerjet në shëndetësi, duke thënë se pajisje si patericat po blihen shumë më shtrenjtë se çmimi real.

“Po bëhet korrupsion në Ministrinë e Shëndetësisë, e ty s’po të dëgjohet zëri. Pse nuk po guxon me fol? Ti duhet me marrë përgjegjësi”, iu drejtua Ismaili Konjufcës.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklarimeve të nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, lidhur me çështjen e korrupsionit.

“Foli për korrupsion, kjo është qeveria historike me rekordin më të madh me tendera një burimor. Kjo nuk ka drejtësi në këtë qeveri, ju jeni qeveria që e keni nda bash qysh keni dashtë. Qeveria që ka bërë transaksione më të mëdha tregtarëve në energji që janë ministra në n hetime. Dhe me fol për korrupsion si qeveri kjo është e papranueshme”, ka theksuar Tahiri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë