Loading…

‘Do t’i sfidojmë të gjitha vendimet’: PDK e konteston në Kushtetuese votimin e Qeverisë

  • 15/09/2026 | 09:11

‘Do t’i sfidojmë të gjitha vendimet’: PDK e konteston në Kushtetuese votimin e Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar vendimin e Kuvendit lidhur me formimin e Qeverisë së re.


Pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, deputetët e PDK-së, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda, janë deklaruar për media.

Tahiri tha se PDK-ja ka kërkuar që Gjykata ta trajtojë çështjen e votimit të Qeverisë dhe të vendosë masë, me qëllim që, sipas tij, të rikthehet ligjshmëria dhe funksionimi i institucioneve brenda kornizës kushtetuese.

“Jemi këtu te Gjykata Kushtetuese ku e deponuam kërkesën tonë dhe me e trajtu çështjen e votimit të Qeverisë. Duhet t’i vendoset masa dhe të kthehet ligjshmëria nga Gjykata. Po paralajmëroj se secilat vendime ne do t’i sfidojmë në Gjykatë Kushtetuese, sepse është shumë e rëndësishme që vendi të kthehet në binarë kushtetues”, deklaroi Tahiri.

Ndërkaq, deputeti Gruda konfirmoi se subjekti i tij politik ka kontestuar vendimin e Kuvendit për formimin e ekzekutivit të ri.

“Kemi kontestuar vendimin e Kuvendit për formimin e Qeverisë”, tha Gruda.

Sipas tij, çdo vendim mbetet në dorën e Kushtetuese për shkeljet, që sipas tij, janë bërë në institucionet themelore të shtetit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë