Për rezultatet e para të dala ai ka thënë se nuk beson që ka diçka reale nga kjo sepse ende nuk kanë ardhur rezultatet nga tereni.
Ai ka thënë se beson se do të jetë fitues, por për këtë ka thënë se do të vendos qytetari.
Xhemajlaj ka thënë se do të urojë Lladrovcin nëse ndodh që fiton pas certifikimit të rezultateve, ndërsa nuk pret që të urohet nga Lladrovci.
”Deri më tani nuk kemi parë që ata të urojnë. Unë për vete nuk e kam këtë ngarkesë, gjithsesi do të ja uroj”, ka thënë Xhemajlaj.
Ai ka thënë se nuk ka pasur incidente që do ta prishtin imazhin e procesit. Por, sipas tij kanë qenë disa parregullsi, si psh në Terstenik ku është tentuar të votohet më shumë se një herë. /gazetametro.net