Loading…

“Do të doja ta shihja te Barcelona” – Suarez ia thotë dëshirën e tij sulmuesit të ri të Real Madridit

  • 08/12/2023 | 08:36

“Do të doja ta shihja te Barcelona” – Suarez ia thotë dëshirën e tij sulmuesit të ri të Real Madridit

Të enjten, skuadrat braziliane përfunduan edicion e tyre, me Palmeiras që siguroi titullin e radhazi në Brasileirao.


Ish-sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, që tani luan në Gremio dhe sulmuesi i ardhshëm i Real Madridit, Endrick, ishin të dy të pranishëm në çmimet “Bola de Prata ESPN”, ku ishin në garë për disa nga çmimet.

Duke folur për mediat në gala, dyshja ndanë disa fjalë. Uruguaiani lavdëroi të riun brazilian, duke shprehur admirimin e tij për arritjet e jashtëzakonshme të Endrick këtë vit.

Megjithatë, ai nuk ka hezituar t’ia përmend se ai do të dëshironte që braziliani ta zgjidhte Barcelonën.

“Ai është një yll, ai është ende shumë i ri, ai po hedh hapat e tij të parë. Mendoj se ajo që ka arritur këtë vit është e pabesueshme. Brazili, Real Madridi dhe futbolli kanë një yll për shumë vite që do të vijnë. Natyrisht, unë doja Endrickun te Barça, por është ai që duhet të vendosë dhe të shijojë futbollin, dhe futbolli do ta shijojë atë”, deklaroi Suarez.

Reagimi i Endrick ndaj deklaratës ishte interesant, pasi që u duk që braziliani ndihej në siklet nga fjalët e thënë nga Suarez.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë