Loading…

Do të dixhitalizohen filmimet sekrete të Enver Hoxhës

  • 03/06/2017 | 13:20

Do të dixhitalizohen filmimet sekrete të Enver Hoxhës

Drejtoresha e AQSHF-së, Elvira Diamanti, u bëri apel të gjitha institucioneve shtetërore, që kanë në arkivat e tyre materiale filmike, që t’i digjitalizojnë pranë institucionit të vetëm që e ka mundësi, Arkivit të Filmit.


“Filmi kërkon kushtet e tij specifike për t’u ruajtur. Prandaj falënderoj në mënyrë të veçantë drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bidon, i cili iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme shqetësimit tonë për të ruajtur këto materiale”, tha Diamanti. Institucionet shtetërore, jo ato private, kanë mundësi që të rijetëzojnë materialet që ruajnë. “Ndërkohë që letra mund të ruhet, filmi kërkon kushte specifike për t’u ruajtur, prandaj materialet filmike nuk duhet të neglizhohen, por duhet të ruhen, që të shpëtojmë sa të mundim nga historia”.

 Diamanti shtoi më tej se Arkivi i Filmit nuk bëhet pronar, por e kërkon me insistim këtë gjë, që të ruhen materialet e ndryshme që gjenden në institucione të ndryshme të shtetit shqiptar vetëm duke u digjitalizuar dhe duke u lënë pronësinë e plotë institucioneve përkatëse. “Pronësia e plotë është e Arkivit Qendror të Shtetit, jo e Arkivit të Filmit, por mundësia për t’u lexuar dhe për të qenë i aksesueshëm do të bëhet nëpërmjet nesh”, tha ajo. Prandaj në këtë drejtim Diamanti mendon se të gjithë duhet që ta kuptojnë këtë apel, veçmas institucionet, si Ministria e Brendshme, Ministria e Jashtme dhe ajo e Bujqësisë, që i kanë materialet të futura thellë nëpër depo. “Ata duhet ta kuptojnë rëndësinë që këto materiale, të cilat duhet të jenë të aksesueshme edhe për publikun”.

Edhe drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido, e cilësoi këtë marrëveshje shumë të rëndësishme për materialet ndodhen në fazën e degradimit. “Nëse kjo marrëveshje nuk do të ishte nënshkruar sot (dje) ne do të kishim humbur një pjesë të historisë për shkak të degradimit që ato kanë pësuar. Një pjesë e tyre i kanë shënimet, por ajo që na ka rezultuar në materiale audio është se ka edhe mospërputhje, prandaj ne do të presim digjatilizimin e tyre”, tha ai. Në materiale përfshihet vitet e fundit të regjimit komunist, që janë edhe vitet e fundit të jetës së Enver Hoxhës 1980-‘85. “Bëhet fjalë për materiale që gjenden në fondin personal të Enver Hoxhës; që janë takime familjare dhe pune, një pjesë e të cilave nuk janë parë kurrë. Këto materiale përbëjnë interes të veçantë për studiuesit, pavarësisht kaheve, ideologjisë dhe bindjeve. Në këtë kuptim mund të them me bindje të plotë se e shpëtuam këtë thesar të historisë sonë kombëtare”.

Përsa u përket materialeve, që familja Hoxha është shprehur se janë shpërdoruar, Bido mendon se, kjo gjë nuk mundet të ketë ndodhur, pasi materialet filmike nuk mundet që të shfrytëzohen, pasi i vetmi institucion, që ka akses për t’i parë është Arkivi Qendror të Filmit.

Pas gjashtë muajsh materialet që janë të dekalasifikuara do të jenë të aksesueshme edhe për publikun.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë