Loading…

‘Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator’, veteranët e UÇK’së mbërrijnë në Hagë

  • 14/09/2026 | 23:25

‘Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator’, veteranët e UÇK’së mbërrijnë në Hagë

Dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, në prag të shpalljes së vendimit për ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara, transmeton Gazeta Metro.


Menjëherë pas mbërritjes, ata kanë folur për “Edicionin Special”, duke treguar arsyen e udhëtimit dhe pritjet e tyre për ditët në vijim.

Veteranët kanë thënë se prania e tyre në Hagë është një mënyrë për të shprehur përkrahjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së dhe për të qenë pranë tyre në një moment të rëndësishëm të procesit gjyqësor.

Ata kanë deklaruar se presin që vendimi të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas tyre, qëndrimi në Hagë do të vazhdojë deri më 16 shtator, ndërsa gjatë kësaj periudhe kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë në ambiente të hapura, duke përcjellë nga afër zhvillimet rreth shpalljes së verdiktit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë