Loading…

DnV: Partitë politike mos të bëjnë presion ndaj votuesve

  • 10/06/2017 | 13:44

DnV: Partitë politike mos të bëjnë presion ndaj votuesve

Demokracia në Veprim të shtunën u ka bërë thirrje subjekteve politike që në zgjedhjet e nesërme parlamentare në Kosovë të mos bëjnë presion ndaj votuesve, në mënyrë që të jetë një proces fer dhe demokratik, derisa qytetarët i ka ftuar që nesër të dalin të votojnë.


Në një konferencë për media të koalicionit “Demokracia në Veprim”, ku është paraqitur përmbledhja e fushatës zgjedhore, Albert Krasniqi nga KDI tha se gjatë fushatës zgjedhore kanë përcjellë shumicën e aktiviteteve politike dhe se ka pasur më pak pjesëmarrës nëpër tubime.

Sipas tij, në 49 tubime të subjekteve politike kanë qenë të pranishëm më shumë se 1000 persona, ndërsa në tubimet tjera ka pasur 50 deri në 500 vetë.

Gjatë vëzhgimit të fushatës Krasniqi theksoi se ka pasur prani të fëmijëve në fushatë edhe pse kjo është e ndaluar. Ai shprehu shqetësimin se gjatë fushatës është vërejtur edhe përdorimi i veturave zyrtare, ndërkohë që DnV ka bërë 69 ankesa në PZAP.

Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës, tha se tashmë i kanë bërë përgatitjet e duhura për zgjedhjet e nesërme.

Ai tha se DnV iu bën thirrje subjekteve politike të mos bëjnë presion në mënyrë që të jetë një proces fer dhe demokratik, derisa qytetarët i kanë ftuar që nesër të votojnë dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë